LajmeRajon

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mirëpritur pranimin e planit franko-gjerman nga Qeveria e Kosovës

Partia tretë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mirëpritur pranimin e planit franko-gjerman nga Qeveria e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj e cilësoi si një arritje të madhe pranimin e propozimit evropian për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.  Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja. Pranimin e këtij plani nga Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar edhe Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqajt e cila ka paralajmëruar edhe protesta kundër themelimit të Asociacionit.

Show More

Related Articles

Back to top button