Me kërkesën se qeveria e gjyqësorit duhet tërhiqet nga harta e re gjyqësore duke nisur nga kjo e martë 2 mijë avokatë në gjithë vendin do te nisin bojkotin e proceseve gjyqësore në themel.
Nga ky bojkot bëjnë përjashtim masat e sigurimit personal me të arrestuar.
Si argument veç interesit të qytetarëve avokatët pretendojnë se Shqipëria ka dalë nga një model i dështuar ku më shumë se dy dekada më parë ishte vetëm një gjykatë Apeli ashtu sikurse parashikohet në hartën e re gjyqësore.
Me këmbënguljen e po tentohet të trukohen dëmet që shkaktoi Vettingu në dëm të qytetarëve avokatët paralajmërojnë përshkallëzim të kësaj greve.
KLGJ shkriu 18 gjykata duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, duke hequr pesë gjykatat administrative që do jenë në vetëm dy, një në kryeqytet dhe një në qytetin e Lushnjës dhe duke lënë vetëm 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 që ishin.
Kreu i dhomës së avokatisë akuzon se nuk u përfillën dhe se qytetarët nga drejtësia që nuk do aksesojnë dot do kalojnë ne vetëgjyqësi ./TCH/