Këshilltarja politike në Ministrinë për Kthim të Qeverisë Kurti, Rada Trajkoviq, ka bërë disa shkrime në Twitter në lidhje me takimin e djeshëm në Bruksel.
Këshilltarja politike në Ministrinë për Kthim të Qeverisë Kurti, Rada Trajkoviq, ka bërë disa shkrime në Twitter në lidhje me takimin e djeshëm në Bruksel.
Znj. Trajkoviq nuk i ka cilësuar si përpjekje për stabilizim negociatat e bëra nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Vuçiqi donte të ishte një De Gaulle, dhe kam frikë se historia do ta kujtojë si një Çarnojeviq. Serbët në Kosovë janë të papërgatitur për një marrëveshje, dhe afër migrimit masiv. As ai dhe as Kurti nuk bëjnë përpjekje për ta ndalur këtë gjë. Kam frikë se plani është t’i lëmë që të shkojnë. Dhe pa serbët nuk ka arsye për Asociacion. ‘Problemi’ u zgjidh.” – shkroi znj. Trajkoviq.
Më tej, politikanja e vjetër serbe u shpreh se Vuçiqi kishte bërë gjithçka që ta dobësonte pozitën e serbëve të Kosovës përmes veprimeve të tij vitin e kaluar.