Kuvendi sot do të vazhdojë seancën e 104-të, me shumë gjasa me votim për shkarkimin e zv. ministrave pasi diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës përfundoi mbrëmë. Më pas seanca plenare duhet të vazhdojë me zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj.
Kryeministri Kovaçevski propozoi për zëvendësministra Tiron Jajaga në Ministrinë e Mbrojtjes, Viktorija Avramovska Madiç në Ministrinë e Drejtësisë, Vjollca Berishën në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Maja Manolevën në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agim Nuhiun në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Sportit.
Para tre javësh filloi seanca e 104-të parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë. Ministrat e rinj në qeverinë e Kovaçevskit nga ASH dhe LSDM u zgjodhën të hënën para mesnatës./Telegrafi/