Juventus shkatërron Torinon në derbi në një nga ndeshjet më të komplikuara të javëve të fundit për shkak të faktit që “Demat” erdhën në këtë sfidë në një moment shumë të mirë.
4-2, sukses në fushë që e çon skuadrën e Massimiliano Allegrit në kuotën e 35 pikëve ndërsa trajneri livornez fiton edhe një lojtar shumë të rëndësishëm, Paul Pogba i cili debuton pas shumë vitesh me fanellën e Juventusit në Serie A.
Francezi duket se është rikuperuar plotësisht dhe tashmë është një forcë e shtuar në mesfushën e bardhezinjve që do të vazhdojnë të mbajnë shpresat te anulimi i dënimit me 15 pikë për t’u rikthyer në zonën Champions.