Në rrethin Antakya të provincës së Hatay-it në orën 10:20 sipas kohës lokale u regjistrua një tërmet prej 4.4 ballësh, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit në faqen e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 11.06 kilometrash.