LajmeMaqedoni

Hasani: Kam punuar më shumë se Talat Xhaferi në Ministrinë e Mbrojtjes

Zv.ministri i Mbrojtes, Bashkim Hasani, i cili pritet të shkarkohet sot, tha se detyrën e tij e ka kryer me përgjegjësi të lartë dhe se shkarkohet nga pozita e tij vetëm për shkak se kundërshton politikat e zv.kryeministrit Artan Grubi. Hasani, tha gjatë kohës sa ka qenë zv.ministër i Mbojtjes ka bërë më shumë për avancimin e shqiptarëve, se në kohën kur këtë ministri e drejtonte Talat Xhaferi.

“Kemi bërë shumë në çështjen e avancimeve. Në kohën kur kryetari i parlamentit ka qenë ministër ka pas vetëm një gjeneral, tash ka dy. Në kohën kur ka qenë ministër në shumë batalione dhe njësi ka pas një ose dy shqiptarë në krye të atyre batalioneve, tash nga 12 janë gjashtë, ndërsa në kohën kur ka qenë ministër ka pas më pak. Por, krejt atë që e thotë kryetari i Kuvendit nuk ka të bëje me atë se sa kanë qenë të përfaqësuar, ose a është punuar apo nuk është punuar në ministri të mbrojtjes, jemi takuar shpesh dhe asnjë herë nuk ma ka dhënë atë vërejte se shumë pak punohet në ministri të mbrojtjes. Por, kjo vërejtje doli pasi unë u deklarova se jam pjesë e të pakënaqurve që kundërshtojnë politikat e Artan Grubit”, tha Hasani në emisionin 200, në Alsat.

Show More

Related Articles

Back to top button