Për shkak të mungesës së përfaqësuesit të personit juridik “Besa Trans”, si dhe përfaqësuesit të Drejtorisë doganore në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot sërish ëshët shtyrë gjykimi për “Besa Trans”, në të cilin pronari i personit juridik me të njëjtin emër akuzohet për “falsifikim dokumenti”.
Siç informoi Asmir Alispahiq, mbrojtësi i të akuzuarit Bekim Haxhiu, përfaqësuesi i personit juridik “Besa Trans”, Shaban Hoxha, nuk u paraqit në seancën e sotme për shkak të udhëtimit për shkak të vdekjes së anëtarëve të ngushtë të familjes jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Askush nuk mund ta merrte me mend këtë dhe për këtë arsye tani po ju informojmë për arsyen e mosparaqitjes së tij dhe shpresoj se do të keni mirëkuptim”, tha ai.
Në seancën e paraparë sot, për herë të tretë nuk ishte i pranishëm as përfaqësuesi i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili, siç informoi Gjykata, ishte thirrur me rregull dhe për të cilin nuk ka kompetenca për sjellje me dhunë, kështu që seanca kryesore është shtyrë për 31 mars .
Pas shtyrjes së seancës së paraparë, MIA i është drejtuar Drejtorisë doganore lidhur me arsyen se pse përfaqësuesi i tyre nuk vjen për herë të tretë në këtë gjykim, nga ku kemi marrë udhëzime për dërgimin e pyetjeve përmes postës elektronike, për të cilat nuk kemi marrë përgjigje deri në publikimin e lajmit.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Bekim Haxhiu, is menaxher i personit juridik, si pronar i “Besa Trans” nga Rashçe, përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
“Me certifikatën e falsifikuar të licencës për qarkullim ndërkombëtar, autobusi është larguar 20 herë nga vendi vitin e kaluar nga data 10 janar deri në aksidentin e nëntorit”, thuhet në propozim-akuzën.
Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vladimir Miloshevski.