Njësiti për Kriminalietet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallzim penal kundër XH.L. (29) dhe F.B. (25, të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepra penale “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “mashtrim gjatë marrjes së kredisë ose favori tjetër”.
Të denoncuarit kanë gjetur letrnjoftim të humbur të personit nga Shkupi dhe gjatë muajit nëntor të vitit 2022 me të njëjtin, duke u prezantuar në mënyrë të rrejshme se janë personi me të dhënat nga letërnjoftimi, secili personalisht, kanë tentuar të marrin kredi të shpejtë dhe në këtë mënyrë kanë tentuar ta sjellin në lajthitje nëpunësin administrativ të u miratojë kredi të shpejtë.