LajmeMaqedoni

80% e maqedonasve nuk i duan bullgarët në Kushtetutë

Propozimi francez nuk ka mbështetje nga qytetarët. Hulumtimi i ri i opinionit publik, e përgatitur nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” dhe Fondacioni Konrad Adenauer, tregon se 65 për qind e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese që synojnë futjen e pakicave të reja, përfshirë minoritetin bullgar.

Duke parë nacionalitetet, analiza tregon se 80 për qind e maqedonasve janë kundër ndryshimeve të tilla, ndërsa kundër janë deklaruar edhe 32 për qind e të anketuarve shqiptarë. Vetëm 15 përqind e të anketuarve maqedonas thanë se i mbështesin këto ndryshime.

Në varësi të përkatësisë partiake, 59 për qind e simpatizantëve të LSDM-së janë kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, ndërsa 39 për qind e simpatizantëve të LSDM-së janë për. Kundër janë 89 për qind e mbështetësve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa pro janë 10 për qind.

Gjithsej 69 për qind e qytetarëve janë përgjigjur negativisht në pyetjen nëse Maqedonia gjatë rrugës për në BE duhet të bëjë revizion historik.

53 për qind e të anketuarve thanë se nuk do të mbështesin anëtarësimin e vendit në një alternativë siç është Bashkimi Euroaziatik, i udhëhequr nga Rusia. Kjo është një rënie prej 3 për qind krahasuar me vitin 2019 kur 56 për qind thanë se nuk do ta mbështesnin. Në sondazhin e ri, 32 për qind e të anketuarve ishin në favor të një alternative për BE-në.

Show More

Related Articles

Back to top button