Agjentët e FBI-së kanë arrestuar nëj 40-vjeçar në Pensilvani pasi dyshohet se ka poseduar eksploziv.
Marc Muffley dyshohet se kishte vendosur në valixhen e tij material esploziv derisa po tentonte që të udhëtonte për në Florida, raporton AP, transmeton Zeri.info.
Sipas raportimeve, në çantën e tij u gjet “një kanaçe me butan, një çakmak, një tub me mbetje pluhuri të bardhë, një trap me valë me bateri pa tela” dhe dy ndërprerës që ishin ngjitur së bashku.
Megjithëse ai arriti që të dalë nga aeroporti, por autoritetet arritën që ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të hënën mbrëma.
Ai është në paraburgim që nga e hëna, kurse sot në orën 13:30 do të dalë para gjykatës. /Zëri