Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës së Rihterit goditi jugun e Meksikës të mërkurën, njoftoi Shërbimi Kombëtar Sizmologjik, transmeton Anadolu.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua 49 kilometra në juglindje të qytetit Union Hidalgo të shtetit Oaxaca në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas shërbimit.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.