
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili është edhe raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, ka thënë se duhet të marrë fund zbutja e presidentit të Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën.
Refuzimin e Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen të hënën e quajti të turpshëm.
“Refuzimi i turpshëm i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai e ‘pranoi’ të hënën, sugjeron qartë se Serbia po luan vetëm për kohë. Përsëri. Zbutja duhet të marrë fund. Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, ka shkruar ai në Twitter.