BotaLajme

Ukrainasit “hyjnë” në territorin rus, raportohet për shpërthime dhe të shtëna me armë

Grupi i shërbimit ukrainas të zbulimit është futur në rajonin e Bryansk, jo shumë larg kufirit verior me Rusinë, si pjesë e asaj që duket të jetë një sulm i befasishëm.

ADVERTISING

Agjencia ruse e lajmeve TASS thotë se agjencitë e zbatimit të ligjit po raportojnë për përleshje mes diversantë ukrainas dhe thotë se ka të vdekur dhe të plagosur mes banorëve të zonës.

Mediat ruse raportojnë se grupi ukrainas prej rreth 50 anëtarësh ka kapur rob banorë në fshatin Sushany, ndërsa raportohet për shpërthime dhe të shtëna armësh.

Agjencia e lajmeve RIA thotë se pengjet po mbahen gjithashtu në fshatin Lyubechan. Një nënstacion elektrik dhe një pikë karburanti janë hedhur në erë në Sushany, sipas Baza.

Show More

Related Articles

Back to top button