LajmeRajon

Shqipëri, lumi Vjosa dhe degët e tij drejt shpalljes Park Kombëtar

Shqipëria ka nisur procedurat për të përfshirë lumin Vjosa dhe degët e tij në kategorinë e një Parku kombëtar, duke siguruar kështu një shkallë të lartë të mbrojtjes të tij. Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit nënshkroi sot, për këtë qëllim, një Memorandum Mirëkuptimi me organizatën amerikane “Patagonia”, e njohur ndërkombëtarisht për angazhimet e saj në fushën e mjedisit, me pjesëmarrje aktive në shumë kauza mjedisore.

Përmes dokumentit të fimosur, palët angazhohen për të punuar së bashku për përfshirjen e lumit Vjosa në kategorinë e një “Parku Kombëtar”. Brenda 45 ditësh, parashikohet të ngrihet grupi i punës, që do të hartojë një propozim të plotë dhe profesional për statusin e Parkut Kombëtar, përmes zonimit dhe përcaktimit të kufijve të tij, konsultimin me palët e interesit dhe shqyrtimin e mundësive të zhvillimit të ekoturizmit.

Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i egër në Europë, me një gjatësi 272 kilometra që shërben si habitat i mbi 1,100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global. Sipas autoriteteve shqiptare, “këto vlera ekologjike dhe kulturore ofrojnë mundësi të mëdha për ekoturizëm dhe përfitim Drejtuesi i organizatës “Patagonia” Ryan Gellert, u shpreh gjatë fjalës së tij se “ajo që kemi këtu, me lumen Vjosa, është diçka realisht unike sepse kemi degë të paprekura, që krijojnë një sistem lumor që nuk ka të ngjashëm në Europë”. Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, vizioni për të ardhmen është, “të ndërtohet një hapësirë për një zhvillim që mbron mjedisin dhe njëkohësisht ushqen shëndetshëm gjeneratat që do t’ia lënë Vjosën trashëgim njëra pas tjetrës në një rrugë të re dhe deri më sot të pashkelur në Europë.”

Për shumë vite me radhë shoqata të ndryshme mjedisore, jo vetëm vendase, kanë ngritur zërin për mbrojtjen e Vjosës. Përgjatë rrjedhës së lumit ishte parashikuar ndërtimi i disa dhjetra hidrocentrale, të cilat nuk do mund të realizohen me përfshirjen e Vjosës në kategorinë e një Parku kombëtar.

e të tjera ekonomike për njerëzit që jetojnë në këtë rajon”.

Show More

Related Articles

Back to top button