LajmeMaqedoni

Ministria e Osmanit dënon provokimet në ndeshjen e hendbollit mes Partizanit dhe Vardarit

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka informuar se gjatë ditës së djeshme ka rënë në kontakt me kolegët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, me ç’rast ka reaguar duke dënuar fyerjet dhe parullat provokuese të demonstruara gjatë ndeshjes ndërmjet KH Partizan dhe KH Vardar në Beograd nga ana e tifogrupit KH Partizan.

“Me këto aktivitete të pakëndshme, përveç shkeljes së parimeve të sjelljes së drejtë dhe sportive është lënduar thellë dinjiteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj. Ministria thekson se reagime të tilla nga grupe individësh nuk janë aspak në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale që i kultivojnë dy vendet”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ministria shton se pala serbe, përmes ambasadorit të saj në Maqedoninë e Veriut, shprehu keqardhje dhe u distancua nga këto raste të izoluara të individëve, të cilët në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë qëndrimet e Beogradit zyrtar në raport me vendin tonë dhe nuk janë në frymën e zotimeve të ndërsjella për të forcuar në përgjithësi marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Show More

Related Articles

Back to top button