BotaLajme

E rëndë në Itali, 3 persona të maskuar rrëmbëjnë 5 vjeçaren

Një vajzë 5-vjeçare raportohet të jetë rrëmbyer nga persona të panjohur në rajonin e Katanias në Itali. Sipas denoncimit të nënës në policinë e Mascalucia, vogëlushja u rrëmbye nga tre persona të armatosur, ndërsa ajo ishte më të në makinë, shkruan la reppublica.
Lajmi për rrëmbimin e fëmijës u konfirmua nga prokurori i Katanias i cili hapi një hetim duke deleguar hetimet tek karabinierët. Të dhënat, të shoqëruara me informacione të përgjithshme dhe një foto të vogëlushes së rrëmbyer, po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe janë bërë virale.
Në postim thuhet se “vajza është rrëmbyer rreth orës 15:00 në zonën e Piano Tremestieri dhe se autorët e mundshëm janë tre persona me kapuç që udhëtojnë me një makinë”, të cilës nuk i dihet modeli, ngjyra dhe targa.
Hetuesit përjashtojnë mundësitë që rrëmbimi të jetë vepër e krimit të organizuar, as i lidhur me një kërkesë për shpërblim pasi familja nuk ka probleme ekonomike, por as nuk ka disponueshmëri të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim për arsye të tilla./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button