Një rrokaqiell në Hong Kong është përfshirë nga flakët. Rrokaqielli ishte në ndërtim e sipër në një nga zonat turistike dhe tregtare të Hong Kongut. Sipas informacioneve paraprake, zjarri nisi në orët e para të së premtes.
Sipas South China Morning Post, forcat e emergjencës tashmë ndodhen në zonë. Një sërë videosh në të cilat shihet ndërtesa dhe dëgjohen shpërthime të forta janë bërë virale në rrjetet sociale teksa shërbimet e urgjencës përpiqen të shuajnë zjarrin.
Mediat lokale kanë raportuar se të plagosurit janë dërguar në Spitalin Mbretëresha Elizabeth që ndodhet në Yau Ma Tei ku tashmë po marrin trajtim dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet deri më tani.
Eksperët po hetojnë shkaqet e ngjarjes, ndërsa nga ana tjetër zjarrfikësit u kanë kërkuar banorëve të mbyllin dyert, dritaret dhe të ruajnë qetësinë.
/abcnews.al