GostivarLajme

Komuna e Gostivarit organizoi ligjeratë mbi ngritjen e cilësisë së objekteve të rezistueshme ndaj tërmeteve

Komuna e Gostivarit organizoi ligjeratë mbi ngritjen e cilësisë së objekteve të rezistueshme ndaj tërmeteve. Ligjerata u zhvillua nga Leart Taravari, inxhinjer i diplomuar i ndërtimtarisë, njëherit doktorant në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup. Ligjëratën e ndoqën një numër i madh i inxhinierëve të ndërtimtarisë dhe arkitekturës, përfaqësues komunale dhe vetë kryetari Arben Taravari.

 Nga Komuna e Gostivarit thonë se mbajtjen e kësaj ligjërate e kanë parë të arsyeshme si rrjedhojë e tërmeteve katastrofale në Turqi dhe Siri, me synim të ndërgjegjësimit dhe ngritjes së cilësisë së ndërtimeve sa më të rezistueshme ndaj tërmeteve.

 E titulluar “Parimet themelore të projektimit aseizmik”, ligjerata ishte e karakterit të hapur, ku pjesëmarrësit kishin mundësi diskutimi dhe të parashtrojnë pyetje. Konstatimi i tyre i përbashkët ishte se ndërtimet në Gostivar janë sipas standardeve, por ende ka nevojë në rritjen e cilësisë gjatë ndërtimit.

Show More

Related Articles

Back to top button