LajmeRajon

Babai qëlloi djalin për vdekje, ​policia jep detaje për krimin në familje. Ja pse nisi sherri

 Policia e Kosovës ka dhënë detaje për krimin brenda familjes që ndodhi të hënën në Peran të Podujevës. Ndaj autorit është ngritur akuza “vrasje me paramendim”.

Sipas mediave kosovare, dyshohet se babai ka vrarë djalin e tij për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth pronës.

Dyshimet janë se viktima (djali) ka marrë për të punuar tokën e një fqinji të tij, me të cilin i dyshuari (babai), ka pasur më parë një konflikt.

Krimi ka ndodhur në një arë, që ndodhet afër shtëpisë së tyre, në lagjen “Ismajli” në fshatin Bajqinë. Këtë fshat dhe fshatin tjetër, Peran, i ndanë vetëm rruga.

“Fsh. Peran, Podujevë 13.06.2022-17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Më vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportit 24-orësh.

Show More

Related Articles

Back to top button