
Një person ka humbur jetën dhe të paktën 5 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi që ka ndodhur sot rreth orës 11:35 në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, raporton Anadolu.
Policia malazeze njoftoi se M.B. (39) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes ka humbur jetën.
“Rreth orës 11:35 në hyrje të objektit të Gjykatës Themelore në Podgoricë, M.B. me shumë gjasa ka aktivizuar një granatë dore, e cila e ka vrarë, ndërsa 5 persona, sipas informacioneve të deritanishme, janë plagosur”, ka thënë policia.
Ekipet e policisë dhe shërbimet kompetente ndodhen në terren për hetimin dhe sigurimin e vendit të ngjarjes.