LajmeMaqedoni

Kryeparlamentari Xhaferi fitues i mirënjohjes më të lartë nga Sindikata e të punësuarve në UKEM

Sot Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Prof. Dr. Angell Ristov, kryetar i Sindikatës së UKEM-it; Prof. Dr. Marjan Jovanov dhe Mr. Ilija Manasiev, ku i ndanë Pllakë për merita të veçanta dhe kontribut në arritjet e Lidhje së Sindikatës të të Punësuarve të UKEM-it, si mirënjohje më e lartë që e ndan Sindikata.

Në takim, përfaqësuesit e Sindikatës e falënderuan për vizionin dhe hapin e vendosur që Kryetari i Kuvendit e ndërmori me nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive me Sindikatën e UKEM-it, me të cilën rregullohen pagat e kuadrove arsimorë dhe jo arsimorë të UKEM-it.

“Janë të rrallë burrështetasit që e kuptojnë dhe e mbështesin shkencën, kuptimi juaj i rëndësisë së shkencës do të thotë investim në të rinjtë, në ardhmërinë dhe përparimin, a në të njëjtën kohë do të thotë preventivë nga erozioni i shtetit. Nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive me UKEM -in nga ana e Kryetarit të Kuvendit lë gjurmë në histori dhe do të thotë nxitje, mirënjohje dhe motor i shkencës, në pajtim me zotimet dhe përkushtimin e të punësuarve,“ nënvizoi Prof. Dr. Angell Ristovi.

Kryetari Xhaferi theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive është obligim ligjor i Kuvendit, por ai obligim nuk është me automatizëm apo konsekuent dhe drejtoi mesazh për universitetet ti bëjnë përgatitjet, ti prezantojnë qëndrimet e veta dhe të sugjerojnë për nevojën për marrëveshje të këtilla kolektive.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi i cili zgjati rreth tre vite u finalizua në mënyrë të suksesshme si rezultat i përkushtimit të pushtetit ligjvënës në shtet dhe përgjegjësisë së themeluesit të Universitetit.

Show More

Related Articles

Back to top button