LajmeMaqedoni

RMV, pensionin e marsit, pensionistët do ta marrin me 8,4% rritje

Si pjesë e fushatës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) “E fuqishme dhe e guximshme”, e cila në fokus e ka mirëqenien, shëndetin mendor dhe përforcimin ekonomik të grave, sot është mbajtur punëtori të titulluar “Plakje aktive-fjalëkalim për ruajtjen e shëndetin mendor dhe fizik”, me qytetarët e moshuar të Manastirit, njofton Portalb.mk.

Punëtoria është organizuar në bashkëpunim me Lidhjen e Pensionistëve-Manastir.

Ministrja e MPP-së, Jovanka Trençevska, informoi se pensioni i muajit mars do të arrijë me rritje prej 8,4%.

Në temën lidhur me “shpresën”, ka folur psikologja Vesna Roh nga Enti i Shëndetit Mendor të Fëmijëve dhe të Rinjve – Mlladost, Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Të pranishmit konstatuan se pleqërimi aktiv është çelës për shëndet cilësor mental dhe fizik.

“Nuk është me rëndësi se sa është pensioni, por se sa gjatë do ta shfrytëzojë”, u tha në punëtori duke u dërguar porosi të gjithë pensionisteve në vend.

Show More

Related Articles

Back to top button