BotaLajme

Kina rrit buxhetin për mbrojtje për shkak të “sfidave komplekse të sigurisë”

Rritja e buxhetit të mbrojtjes të Kinës është “e përshtatshme dhe e arsyeshme” dhe ka për qëllim përmbushjen e “sfidave komplekse të sigurisë”, tha më 4 mars një zëdhënës i Parlamentit kinez.

Wang Chao nuk ka asnjë tregues nëse shkalla e rritjes që do të bëhet publike të dielën gjatë sesionit hapës të Kongresit Kombëtar Popullor do të ishte mbi ose 7.1 për qind, sa ishte vitin e kaluar.

Por, ai tha se buxheti i mbrojtjes vazhdon të jetë stabil, duke shtuar se modernizimi ushtarak i Kinës “nuk do të jetë kërcënim për asnjë shtet”.

“E kundërta, do të jetë një forcë pozitive për mbrojtjen e stabilitetit rajonal dhe të paqes në botë”, tha Wang gjatë një konference për media.

“Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është e nevojshme për të përmbushur sfidat komplekse të sigurisë dhe që Kina të përmbushë obligimet e saj si shtet i madh. Shpenzimet e mbrojtjes së Kinës… janë më të ulëta sesa mesatarja botërore dhe rritja do të jetë e përshtatshme dhe e arsyeshme”, theksoi ai.

Më 2021, sipas Bankës Botërore Kina kishte shpenzuar 1.7 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për ushtrinë, krahasuar me Shtetet e Bashkuara që kishin buxhet prej 3.5 për qind.

Vitin e kaluar, Kina ndau një buxhet prej 229 miliardë dollarësh për ushtrinë apo dyfishin e buxhetit krahasuar me vitin 2013.

Në dy dekadat e fundit, Kina vazhdimisht ka rritur shpenzimet për ushtrinë prej 2 milionë anëtarësh dhe ka rritur aftësitë në të gjitha kategoritë ushtarake./rel

Show More

Related Articles

Back to top button