BotaLajme

Arrihet marrëveshja historike në OKB, 30% e oqeaneve shpallet zonë e mbrojtur

Përfaqësuesit e vendeve të Kombeve të Bashkuara do të mblidhen sërish dhe shumë punë mbetet për t’u bërë, por dita e djeshme ka përfaqësuar një hap historik për mbrojtjen e oqeaneve dhe shumëllojshmërisë të krijesave që jetojnë aty.

Pas më shumë se 40 vitesh, anëtarët  e Kombeve të Bashkuara kanë dakordësuar në parim Marrëveshjen e Detit të Hapur, që shndërron rreth 30% të sipërfaqes detare të planetit në zonë të mbrojtur brenda vitit 2030, me synim ripërtëritjen e specieve të ndryshme të rrezikuara.

Marrëveshja e fundit për mbrojtjen e oqeaneve ka qenë firmosur në vitin 1982, por mbronte vetëm 1% të sipërfaqes së detit të hapur, term që nënkupton sipërfaqen e ujërave ndërkombëtare ku çdo vend ka të drejtën të peshkojë ose të shfrytëzojë resurset nënujore, më së shumti mineralet që ndodhen mbi 200 metra në thellësi, praktikë kjo e përdorur kryesisht nga disa vende ekonomikisht të forta si Kina, India, Rusia, Shtetet e Bashkuar dhe Gjermania.

Me marrëveshjen e re, do të ketë një kufizim domethënës mbi sasinë e peshkut që mund të mblidhet, por edhe mbi rrugët tregtare të lundrimit, që shkaktojnë ndotje.

Ambientalistët flasin për “një ditë historike, dhe një shenjë që në një botë të ndarë, mbrojtja e natyrës mund të triumfojë ndaj politikës”.

Show More

Related Articles

Back to top button