Të paktën nëntë policë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës në një autoubys në Pakistanin jugperëndimor, tha policia. Sulmi ndodhi në qytetin Dadar në rrethin Katchi, rreth 120 kilometra në juglindje të Quetta, kryeqyteti i provincës Balochistan.
Numri i të vdekurve mund të rritet pasi tetë të plagosur janë në gjendje kritike. Ky është i fundit në një seri sulmesh kundër policëve në Pakistan. Asnjë organizatë nuk ka marrë ende përgjegjësinë.
Balochistani është një provincë e madhe, e varfër dhe pak e populluar e Pakistanit, në kufi me Afganistanin dhe Iranin. Provinca është e pasur me hidrokarbure dhe minerale, por banorët e saj – gati 12 milionë njerëz ankohen se qeveria pakistaneze po vjedh burimet natyrore të rajonit.
Për vite me radhë ka qenë skenë e konflikteve të dhunshme ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare. Në rajon, policia është shpesh shënjestër e sulmeve nga grupet kryengritëse lokale ose talebanët pakistanezë.
/abcnews.al