LajmeMaqedoni

Taravari Bashkëbisedim me banorët e Tuhinit, një ndër fortesat e para të Aleancës për Shqiptarët

Anëtarët dhe simpatizantët e Aleancës për Shqiptarët në fshatin Tuhin të Kërçovës me një pritje të ngrohtë për Kryetarin, Arben Taravari, Sekretarin Organizativ, Isen Shabani, Ministrin për Shoqëri Informatike, Azir Aliu, Zëvendësministren e Bujqësisë, Vjollcë Berisha dhe deputetin e zonës, Syrija Rashidi.

Në këtë bashkëbisedim, drejtuesit e partisë dhe funksionarët qeveritarë të emëruar nga ASh, shpalosën zotimet dhe vizionin për përgjegjësitë e reja në pushtetin ekzekutiv dhe ligjvënës.

“Ashtu si në opozitë edhe në Qeveri do të jemi zëri juaj, ndërsa tani edhe me punë të përkushtuar për të përmbushur nevojat tuaja dhe zotimet tona. Kuadrot e deleguar nga ASh në Qeveri, kemi besim se do të dëshmojnë qeverisjen ndryshe dhe me punën e tyre do të na bëjnë krenarë të gjithëve. Tuhini ka qenë fshat i rezistencës, ndryshimeve dhe një nga vendbanimet ku Aleanca për Shqiptarët ka fituar që në zgjedhjet e para parlamentare në vitin 2016, andaj dhe këto takime po i fillojmë po nga ky vend”, tha Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Në këtë takim zyrtarët e ASh-së dëgjuan edhe mendimet, propozimet dhe sugjerimet e qytetarëve të cilët shprehën besimin dhe mbështetjen e plotë për programin dhe kuadrot e përzgjedhura nga ASh që do të drejtojnë me institucionet e pushtetit qendror.

Show More

Related Articles

Back to top button