NJOFTIM
Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se për shkak të pjesës përfundimtare të punimeve për lidhjen e rezervuarit në fshatin Zdunjë në linjën kryesore të ujësjellësit të qytetit të Gostivarit dhe rrumbullakësimin e kësaj pjese të projektit SECO, më datë 7 Mars (e martë) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në gjithë qytetin nga ora 9:00 deri në ora 15:00.
Shpresojmë për mirëkuptimin tuaj deri në përfundimin e punimeve.
Me mirëkuptim, N.P. “Komunalec”