LajmeMaqedoni

Mantelbardhët nesër në takim te ministri Mexhiti, kërkojnë rritje pagash

Ministri i ri i Shëndetësisë të martën do të takojë Sindikatat e punonjësve në shëndetësi. Takimi vjen pas kërkesës së sindikalistëve për firmosjen e marrëveshjes së arritur për rritjen e pagave. Sindikata kërkon rritje bruto prej 3000 denarësh për infermieret dhe 2000 denarë më shumë për të gjithë të punësuarit e tjerë në sektorin e shëndetësisë, përfshirë stafin teknik, administratorët si dhe mjekët.

“Nga takimi presim të na plotësohen kërkesat, më prioritare e kemi kërkesën për të cilën veçse jemi marrë vesh. Janë siguruar para nga Fondi, i kemi bërë anekset dhe të gjithë koeficientet. Duhet të bëhet vetëm realizimi sepse anëtarësia është shumë e revoltuar, nuk ka se çfarë të bëhet. Na u premtua rritje e pagës për muajin shkurt, që do të thotë ta marrim në mars. Tani jemi në muajin mars dhe presim që ta nënshkruajmë marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur”, tha Predrag Serafimovski, Sindikata e Qendrës Klinike, Shkup.

Rregullimin e pagave, sindikalistët e kërkojnë përmes ndryshimeve në Ligjin për Paga. Ligji aktual sipas tyre shkel të drejtat e Sindikatave për marrëveshje kolektive dhe për paga më të larta. Javë më parë shumë sindikata shëndetësore dolën në protestë duke kërkuar rritje pagash ndërkohë kërcënojnë me protesta të radhës derisa kërkesat e tyre nuk plotësohen për një periudhë të shkurtër. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button