LajmeMaqedoni

Shqiptohen 199 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

Siç njofton MPB-ja, në këtë aksion janë sanksionuar 199 shoferë,  prej tyre njëmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi  mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 108 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse  91 jashtë vendeve të banimit.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB-ja. 

Show More

Related Articles

Back to top button