LajmeMaqedoni

RMV / Në shtator mësimi i gjuhës shqipe në Çashkë

Ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri premton zgjidhje të problemit të mësimit të gjuhës shqipe për 72 nxënësit shqiptarë në Komunën e Çashkës duke filluar nga muaji shtator. Prej vitesh ata po mësojnë në paralele në gjuhën maqedonase. Ministri Shaqiri mes tjerash theksoi se për zgjidhjen e kësaj çështjeje kanë punuar edhe ministrat paraprak nga BDI. AI tha se i ka takuar prindërit dhe u ka dhënë premtim atyre se kjo çështje do të zgjidhet. “Në Jabollçisht të Poshtëm MASH-i do të investojë mbi 10 milionë denarë sepse shkolla atje është në gjendje shumë të keqe Me prindërit kemi rënë dakord dhe e them publikisht për herë të parë këtu se nga shtatori duhet të fillojmë”, deklaroi Jeton Shaqiri.

Show More

Related Articles

Back to top button