BotaLajme

Koncert i kthyer në tragjedi, dy të vdekur dhe tetë të plagosur në Nju Jork

Dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur, pas një rrëmuje në një koncert të reperes amerikane GloRilla në Nju Jork.

Mediat vendase shkruajnë se fansat nxituan për në daljet e lokalit Main Street Armory në përgjigje të zhurmës së armëve.

“Njoftimet paraprake nga personat në vendngjarje tregojnë se këto lëndime janë shkaktuar nga shkelja e këmbëve. Ne nuk kemi asnjë provë për të shtëna me armë zjarri apo që dikush është qëlluar apo therur me thikë”, thuhet në deklaratën e autoriteteve amerikane.

Viktimat janë një burrë 33 vjeçar dhe një grua 35 vjeçare. Po ashtu raportohet për një tjetër grua në gjende kritike për jetën dhe për shtatë të plagosura, por në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet amerikane bëjnë me dije se do të zhvillohet një hetim për pronarët e lokalit, nëse janë respektuar masat.

Reperja tha se nuk ishte në dijeni të rrëmujës deri pas largimit nga koncerti.

Show More

Related Articles

Back to top button