LajmeMaqedoni

Në krye të Këshillit Gjyqësor mund të zgjidhet secili anëtar

Kryetar dhe zëvendës kryetar i Këshillit Gjyqësor tashmë do të mund të zgjidhet çdo anëtarë i këtij institucioni dhe jo vetëm ata që janë të deleguar nga ana e kuvendit. Kështu vendosi Gjykata Kushtetuese e cila shfuqizoi nenin 8 paragrafi 3 sipas të cilit me këto institucione mund të udhëhiqnin vetëm të deleguarit e kuvendit. Kushtetuesja ka vlerësuar që kjo dispozitë është antikushtetuese, në kundërshtim me shtetin ligjor si dhe ndarjen e pushtetit. Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë nga të cilët 13 kanë të drejtë vote, pa të drejtë vote aktualisht janë ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi. Tentativë për shfuqizimin e nenit që e rregullon këtë ka pasur nga viti 2020 por vazhdimisht është shtyrë për shkak të mungesës së shumicës. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button