LajmeMaqedoni

Geer-Lloga bisedojnë për shmangien e ndikimeve politike në gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka zhvilluar sot një takim me shefin e delegacionit të BE-së në RMV, David Geer. Në takim u diskutuat për reformat e planifikuara në drejtësi, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, skriningun, proceset integruese evropiane, Strategjinë për reformat në drejtësi 2023-2027, reformën zgjedhore, zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

“Lloga, e informoi euroambasadorin Geer për aktivitetet që po ndërmerren për përmirësimin e kushteve dhe gjendjes së burgjeve, duke marrë parasysh rekomandimet e Komisionit për parandalimin e torturës dhe trajtimit apo ndëshkimit ç’njerëzor dhe poshtërues të Këshillit të Evropës.

Show More

Related Articles

Back to top button