Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se OBRM-PDUKM-ja e pengon punën e institucioneve në zbatimin e masave për menaxhimin me alarmet për bomba nëpër shkolla dhe institucione tjera.
Nga LSDM thonë se me sjelljen e saj jashtëzakonisht të papërgjegjshme, OBRM-PDUKM qëndron pas sulmeve hibride që synojnë krijimin e trazirave, tensioneve, mosbesimit dhe ndjenjës së frikës tek qytetarët.
“Sjellja e OBRM-PDUKM-së ngre një sërë pyetjesh dhe ngre dyshime serioze për rolin e tyre. Pse OBRM-PDUKM po i pengon institucionet? Cili është roli i OBRM-PDUKM-së në kërcënimet e rreme me bombë? OBRM-PDUKM duhet të ndalojë pengimin dhe minimin e punës së institucioneve që punojnë për sigurinë e plotë të fëmijëve, për të neutralizuar problemin dhe për të mundësuar mësim të pandërprerë”.
“Siguria e shkollës nuk duhet të jetë temë për pikë politike”, thonë nga LSDM