LajmeMaqedoni

Takimi i sindikatës me ministrin Mexhiti, nënshkrimi i kontratës për rritjen e rrogës

Sindikata e punëtorëve shëndetësorë në takimin e parë me ministrin e ri, Fatmir Mexhiti, ripërsëriti kërkesat e tyre sindikaliste për rritjen e premtuar të pagave prej 15 për qind dhe barazimin me pagën minimale.

Sindikalistët theksuan se sipas Marrëveshjes Kolektive ekzistuese ka parregullsi ku higjienisti do të merrte pagë më të lartë se infermieri.

“Fondi miratoi mjetet, Ministria e Financave duhet të jep vetëm një amin, pra buxheti për të gjitha këto rritje që po flasim është siguruar, ndaj nuk mendoj se do ketë problem, në të kundërtën qeveria le të mendoj se çfarë do të bëjë më pas.”, – theksoi nënkryetari i Sindikatës së qendrës klinike, Predrag Serafimovski.

Sindikalistët e shëndetësisë paralajmëruan se presin që pagën e muajit mars të marrin me atë që është premtuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndryshe do të duhet të kërkojnë sërish të drejtat e tyre me protesta.

“Ne jemi në Lidhjen e Sindikatave dhe Konfederatës, por me këtë qëndrim të përbashkët vlerësojmë se jemi shumë të fortë në këtë moment, por edhe dëshmuam se sa i rëndësishëm është qëndrimi ynë, këtë e kuptoi edhe ministri i shëndetësisë. Sinqerisht mund të them se edhe ai do të ketë qasje pozitive në pjesën e resurseve kadrovike, i cili vlerëson se ato janë më të rëndësishmet në sistemin shëndetësorë dhe çfarëdo politike tjetër të bëhet do të jetë e gabueshme.”, – u shpreh Lubisha Karanfilovski nga Sindikata e Shëndetësisë pranë LSM-së.

Sindikata e Shëndetësisë ka pasur tashmë një muaj më parë një protestë paralajmëruese për shkak të vonesës së pagave për muajin janar për shkak të problemeve me listat në Fondin e Shëndetësisë.

Show More

Related Articles

Back to top button