LajmeSport

Premier Liga nuk po i ec mirë, por Potter bën histori në Ligën e Kampionëve

Që prej marrjes së detyrës së trajnerit te Chelsea, Graham Potter ka kaluar nëpër batica dhe zbatica të ndryshme sa i përket rezultateve.

Nën udhëheqjen e tij, Chelsea nuk po i ec mirë në Premier Ligë, ku momentalisht gjendet në pozitën e 10 në tabelë, plot 11 pikë larg Top 4 që siguron një vend në Ligën e Kampionëve.

Por, rast i njëjtë nuk është edhe në Ligën e Kampionëve, ku me fitoren e mbrëmshme ndaj Borussia Dortmundit, Potter ka hyrë në histori të garës më prestigjioze evropiane.

Potter është bërë trajneri i dytë anglezë që ka arritur të fitojë pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve brenda një sezoni, raporton “Football Daily”.

Këtë gjë ka arritur ta bëjë vetëm Bobby Robson, i cili e udhëhoqi Newcastle drejt pesë fitoreve në Ligën e Kampionëve në sezonin 2002/03.

Nën udhëheqjen e Potter, Chelsea këtë sezon në këtë garë ka arritur ta mposhtë Milanin dy herë, Red Bull Salzburgun, Dinamo Zagrebin dhe Borussia Dortmundin.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk