BotaLajme

Zjarr e ujë me presion në shesh, shpërthejnë protestuesit në Gjeorgji!

Protestuesit vërshuan në rrugët e kryeqytetit gjeogjian, Tbilisi, e u përleshën me policinë pas dritës jeshile që parlamenti vendas i dha një ligji polemizues,  cili thuhet se kufizon lirinë e shtypit dhe shtyp shoqërinë civile.

Forcat e rendit përdorin mbi tubuesit ujin ne presion e gazin lotsjellës, por nuk e patën të lehtë të shpërndajnë turmat. Disa protestues u panë të shtrirë në tokë duke u kollitur, ndërsa të tjerë valëvitnin flamujt e BE-së dhe Gjeorgjisë.

Qeveria doli më pas me deklaratën se disa policë ishin plagosur e shumë pajisje ishin dëmtuar. Ligji në fjalë ka tërhequr dhe Kritika ndërkombëtare, pasi ai dikton që organizatat joqeveritare (OJQ) dhe mediat e pavarura të cilat e marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë, të deklarohen si agjentë të huaj.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price tha se projektligji do të ishte një pengesë e madhe dhe “do të godiste disa nga të drejtat që janë thelbësore dhe aspiratat e popullit të Gjeorgjisë”. Kryediplomati i BE-së, Josep Borell gjithashtu e cilësoi legjislacionin si një “zhvillim shumë të keq” për këtë shtet kaukazian.

Opozita e përshkroi këtë si një ligj të stilit rus që stigmatizon dhe I vendos lakun në fyt shoqërisë civile dhe medias në Gjeorgjisë. Sipas saj, protestat do të vazhdojnë.

Show More

Related Articles

Back to top button