Gazmend Hoxha është emëruar si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se propozimi i Gazmend Hoxhës për emërim ka ardhur nga Ministria e Brendshme.
Madje, zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra tregoi se si ka shkuar procedura e rekrutimit që ka ardhur deri tek propozimi i Gazmend Hoxhës për pozitën e lartpërmendur.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për pozitën “Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës”, me qëllim të plotësimit të vendit të lirë të punës. Në konkursin e shpallur kanë aplikuar gjithsej pesë kandidatë ku katër prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë.
Pas vlerësimit profesional nga Komisioni për emërimet të larta në Polici, ministrit të Punëve të Brendshme, nga ky komision iu janë rekomanduar tre kandidatë me vlerësimin më të lartë sipas radhës në vijim: Gazmend Hoxha, Granit Fetahu dhe Bahri Shala. Ministria e Punëve të Brendshme i propozon Qeverisë si kandidatë për pozitë e drejtorit të policisë, Gazmend Hoxhën”, tha Dobra
Kujtojmë se mbledhja e Qeverisë së Kosovës është duke vazhduar.