BotaLajme

Ligji britanik për dëbimin e emigrantëve kundërshtohet nga OKB: Iu mohohet e drejta atyre që duhet ta përfitojnë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, ka reaguar e shqetësuar për projektligjin mbi emigrantët e paligjshëm, që u prezantua nga kryeministri Rishi Sunak.

Përfaqësuesja e kësaj agjencie në Mbretërinë e Bashkuar, Vicky Tenant, është shprehur se projektligji, iu mohon aksesin në sistemin e azilit në Britani, edhe atyre që mbërrijnë në mënyrë të parregullt dhe kanë të drejtë ta përfitojnë atë.

Tennant, tha për mediat britanike se ky propozim do të shkelte ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Gjithashtu edhe opozita ka kundërshtuar propozimin e kryeministrit, duke argumentuar se ky plan do ta përkeqësonte me tej situatën e refugjatëve.

Të martën, qeveria britanike prezantoi projektligjin që iu mohon emigrantëve të paligjshëm të drejtën e azilit, apo qëndrimin në këtë shtet.

Kushdo që zbulohet se ka hyrë ilegalisht në vend, nuk do të ketë të drejtë gjithashtu të marrë nënshtetësi britanike, gjatë gjithë jetës.

Drafti i prezantuar nga qeveria vjen si paralajmërim, edhe për refugjatët shqiptarë, të cilët gjatë vitit të kaluar mbanin numrin më te lartë të emigrantëve të paligjshëm, që u futën në ishull përmes kanalit të La Manshit, aq më tepër kur Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt origjine.

Në dhjetor të vitit të shkuar, kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, në fokus të së cilës ishte frenimi i emigrantëve të paligjshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button