Mediat greke kanë publikuar rastin e një biznesmeni në Janinë, i cili ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij shtatzënë.Biznesmeni, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ka urdhëruar tre persona që të hedhin në liqenin e Janinës bashkëshorten 31-vjeçare.
Kjo ndodhi pas mosmarrëveshjeve në çift dhe kërkesës së gruas për t’u divorcuar. Pas kërkesës së 31-vjeçares, biznesmeni i ka kërkuar një takimi sqarimi dhe ka shkuar aty i shoqëruar nga tre persona të tjerë.
Biznesmeniu urdhëroi shoqëruesit ta hidhnin gruan shtatzënë në liqen. Ata e hodhën disa metra larg bregut, e lanë aty dhe u larguan. Gruaja mundi të dilte me not dhe të shpëtonte.
“Më hodhën në liqen, do të më vrasin, ejani shpejt se kam ftohtë”, kanë qenë fjalët e 31-vjeçares drejtuar policisë.
Ajo u dërgua në spital me hipotermi, mavijosje në shpatullën e majtë, gjunjë, pëllëmbën e djathtë dhe krahun e majtë. Aty iu mjekuan plagët, iu nënshtrua analizave dhe u shtrua në spital për dhjetë ditë.
Mediat greke e cilësuan biznesmenin si Ali Pashën, për gjestin që ai bëri ndaj bashkëshortes së tij.