Kompania çeke që prodhon armë të rreme, pra nga goma dhe që mbushen me ajër, përfshirë sistemet raketore HIMARS dhe tanket amerikane Abrams, ka njoftuar se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, shitjet i janë rritur dukshëm.
Mëndafshi sintetik dhe goma përdorën për të mashtruar kundërshtarin në fushëbetejë, e cila në vend të një arme të vërtetë vendosë ato të rreme siç është rasti i këtyre që mbushen me ajër, transmeton Telegrafi.
Drejtuesit e Inflatech nuk pranuan të konfirmojnë që produktet e tyre i shesin Ukrainës, duke u thirrur në sekretin ushtarak, por ata pranuan se prodhimi u rrit në vitin e fundit me 100 për qind.
“Ne i shesim produktet në një numër të madh të qeverive në botë, jo vetëm në Evropë”, tha kreu i shitjeve dhe marketingut Poven Kumaresan.
Shtoi se rreth tridhjetë punonjës të Inflatech, prodhojnë midis 30 dhe 40 ‘karreme’ të tilla.
Tanke të rreme, automjete të blinduara, madje edhe aeroplanë luftarakë, peshojnë midis 25 dhe 90 kilogramë dhe për të operuar me to fushëbetejë duhen dy deri në katër persona.
Posedon skica të sakta të pjesës origjinale të kompanive të pajisjeve ushtarake, dhe atë mund ta krijojnë brenda 72 orëve. Kur bëhet fjalë për porositjen e një HIMARS-i, klientët duhet të presin deri në 60 ditë.
Inflatech deri më tani ka prodhuar dhjetëra sisteme të rrejshme raketore HIMARS. Produktet e kësaj kompanie konsiderohen pajisje ushtarake, dhe për prodhimin e tyre duhet miratim nga organet qeveritare.