BotaLajme

Rusia kërcënon me zhdukje të Europës: Apokalips bërthamor nëse i jepni raketa Ukrainës!

Rusia vazhdon të kërcënojë Evropën pas pushtimit të Ukrainës. Vjaceslav Volodin, kreu i Duma-s, siguroi që, nëse sugjerimi i ish-ministrit të jashtëm polak Radoslav Sikorski për pajisjen e Ukrainës me armë bërthamore realizohet, konflikti i mundshëm bërthamor do të shkatërrojë kontinentin evropian:

“Sikorski po shkakton një konflikt bërthamor në qendër të Evropës. Ai nuk mendon për të ardhmen e Ukrainës apo të Polonisë. Nëse sugjerimet e tij përmbushen, këto vende do të pushojnë së ekzistuari, ashtu si edhe Evropa.

Ukraina nuk ekziston, duhet vetëm të çlirohet nga ideologjia naziste, por edhe të çmilitarizohet, duke siguruar statusin e një vendi pa armë bërthamore”.

Sipas Sikorskit, Rusia ka shkelur kushtet e Memorandumit të Budapestit, të nënshkruar në vitin 1994 nga Ukraina, e cila me këtë marrëveshje hoqi dorë nga armët që kishte trashëguar pas shpërbërjes së Ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS).

Në këmbim, vendi ka marrë garanci nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kina për sigurinë, pavarësinë dhe integritetin e tij territorial. Për ish-ministrin, pas pushtimit të Putinit, i cili e ka shkelur traktatin, armët bërthamore duhet t’iu kthehen ukrainasve.

Show More

Related Articles

Back to top button