Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka cilësuar si politike kërkesën e KQZ për mangësi dokumentacioni në regjsitrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Bardhi shkruan se nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni pasi kërkesa e PD për regjistrimin në zgjedhje është dorëzuar e plotë.
“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!” shkruan Bardhi.
KQZ i dha 48 orë kohë kreut të PD, Lulzim Basha që të plotësojë dokumentacionin për regjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet vendore të 14 majit. Basha autorizoi përfaqësuesin ligjor të PS, Indrit Sefën për të ndjekur këtë procedurë, por sipas KQZ autorizimi ishte i paqartë.