GostivarLajme

Pas reagimit të banorëve filloi sanimi i rrugëve në Banjicë

Rregullimi i kanalizimit në fshatrat Banjicë e Poshtme dhe e Epërme, ka dëmtuar rrugët e këtyre vendbanimeve. Pasojat i ndjejnë banorët, të cilët ankohen për dëmtime të shpeshta të veturave të tyre. Rasti i fundit i dëmtimit të një veture ka ndodhur gjatë paraditës së sotme. Nasfi Useini, pronarë i veturës së dëmtuar tha se pa mos iu kompensuar dëmi, nuk e largon veturën dhe rruga do të mbetet e bllokuar.

“Isha duke kaluar për të shkuar në Gostivar dhe ndërkohë një veturë tjetër ishte duke kaluar paralelisht për të shkuar në fshat. Duke dashur t’i lejojë vend veturës tjetër, pasi të dy nuk mund të kalonim, e kapa hekurin, i cili është futur në pjesën e poshtme të veturës. Unë tani kërkojë përgjegjësi për këtë çfarë ka ndodhur qoftë nga komuna, policia apo shteti. Unë i kam të drejtat e mia si banorë dhe nuk kërkojë asgjë tjetër. Nga këtu e deri lartë në fshat rruga është në këtë gjendje dhe vazhdon kështu për katër deri në gjashtë muja ndoshta. Një natë erdhi ndihma e shpejtë, por automabulanca nuk mund të kalonte të marrë të sëmurin dhe ne vazhdimisht ballafaqohemi me këto probleme”, deklaron Nasfi Useini, pronarë i veturës së dëmtuar.

Policia nga ana tjetër ndodhej në vend-ngjarje dhe kishte filluar mbikëqyrtjen. Pas përfundimit të hetimit, uniformat blu theksuan se rruga do të zhbllokohet. Ndërkohë, kolona me vetura rritej vazhdimisht e banorët thonë se nuk kërkojnë gjë tjetër, por të paktën të mbulohet pjesa e dëmtuar e aslfaltit aty ku është prerë për shkak të rregullimit të kanalizimit.

“Nga Viti i Ri e kemi këtë problem dhe nuk kemi se çfarë të tregojmë se tregon vetë gjendja e rrugës. Ne kërkojmë të rregullohet rruga që të lëvizim si njerëz”, deklaron një banorë i fshatit Banjicë.

“Nuk mund të kalojmë me veturat, me traktorat. Nëse e kanë bërë këtë pjesë për ujin, e kanë prerë asfaltin, të paktën atë pjesë ta rregullojnë, e jo ta lejnë kështu. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se ajo që është prishur të rregullohet. Ndoshta, në të ardhmen vendosin edhe asflat të ri, ama kjo kështu nuk duhet të mbetet”, deklaron një banorë tjetë tjetër i fshatit Banjicë.

Autoritetet lokale pa mos kaluar një orë pas denoncimit të rastit nga ana e banorëve në Tv Globi, filluan me tamponimin e pjesës së rrugës së dëmtuar. Në sqarimin me shkrim nga ana e Komunës së Gostivarit theksojnë se gjatë instalimit të kanalizimit kanë hasur në disa probleme të trashëguara nga e kaluara dhe me zgjidhjen e tyre, do të vijë zgjidhja e përhershme, gjegjësisht asfaltimi i tërësishëm i rrugës.

“Ekipet tona që sot do të fillojnë me tamponimin e vendet kritike për të zgjidhur përkohesishtë problemin me dëmtimet e rrugës në fshatin Banjicë për shkak të vend-punimeve. Kujtojmë se në Bajnicë është në rrjedhë e sipër instalimi i kanalizimit nga ku kanë mbetur edhe 668 metra për t’u instaluar. Kohë morën zgjidhja e problemeve të trashëguara në tre pika kritike, ku ne gjetëm zgjidhje të përhershme. Gjithashtu në rrjedhë e sipër është edhe instalimi i ujësjellësit të ri ku ndërohen gypat e azbestit me gypa të rinj me qëllim prurje më të mëdha të ujit dhe ujë të shëndetshëm për konsum. Pas përfundimit të të gjitha punimeve shpresojmë në vjeshtë të fillojme me asfaltimin e rrugëve në Banjicë. Kërkojmë durim dhe mirëkuptim nga ana e banorëve për këtë problem të krijuar, por mundohemi për zgjidhje të përhershme të kësaj çështje”, theksojnë nga Komuna e Gostivarit.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit periudhën e kaluar ka mbuluar me kanalizim gjithë territorin e fshtrave Banjicë e Poshtme dhe e Epërme. Vetëm pjesa kryesore e kanalizimit ka gjatësi mbi 3,5 kilometra.

Show More

Related Articles

Back to top button