BotaLajme

E rëndë në Greqi! Hedh foshnjën e sapolindur në plehra dhe shkon në spital për mjekim, 38-vjeçarja mohon shtatzëninë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Larisën e Greqisë. Një 38-vjeçare ka hedhur fëmijën e saj të porsalindur në plehra dhe më pas ka shkuar në spital me gjakderdhje, duke mohuar se ishte shtatzënë.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja  ka ndodhur të mërkurën dhe pas lindjes, 38-vjeçarja ka shkuar në spitalin e Larisës me dhimbje të forta dhe urgjencë.

Mjekët përcaktuan se gjakderdhja ishte nga një shtatzëni, pasi gjetën placentën dhe kordonin e kërthizës. 38-vjeçarja ishte në rrezik të rëndë, pasi kishte rënë në gjendje septike.

Gjatë ekzaminimeve, gruaja nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të mjekëve, ndërsa mohoi të ishte shtatzënë.

Oficerët e policisë së Drejtorisë së Sigurisë së Larisës, duke hetuar rastin, zbuluan se 38-vjeçarja ka lindur në banjën e shtëpisë së saj në Kalyvia Elassonas dhe më pas e ka hedhur foshnjën në një kosh plehrash. Më pas prindërit dyshohet se e morën foshnjën nga mbeturinat dhe e çuan në një zonë rurale, dy kilometra jashtë fshatit ku jetonin. Aty e varrosën rastësisht në një arë që i përkiste familjes.

Pasditen e së enjtes, policia ka shkuar me familjen në vendngjarje, ku ka kryer zhvarrosjen e foshnjës. Nga ekzaminimi i parë rezultoi se foshnja, e cila ishte djalë, kishte goditje në kokë dhe fenomene septike në pjesën e barkut.

Sipas informacioneve të para, këto shenja tregojnë për vdekje intrauterine.

Siç është raportuar për protothema.gr, mjekja  që ka kryer autopsinë e foshnjës të premten në mëngjes, Chrysavgi Koussi , tha se “provat e para tregojnë se fëmija ka lindur me lindje të rëndë dhe ka vdekur”, ndërsa shtoi se “testi histopatologjik hetimi do të na japë pjesën tjetër të informacionit”.

Show More

Related Articles

Back to top button