Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin. Në takim diskutuan për pranimin e koncpet notës për aplikim të përbashkët në IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitar si dhe për fazën e dytë të aplikimit me projekte të përbashkëta të cilat do të sjellin të mira për qytetarët e dy komunave.
Në kuadër të IPA II – projekt për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në komunat tona planifikohet të rregullohet ura për këmbësorët dhe zgjerim të hapësirave të gjelbëruara dhe terreneve rekreative-sportive.
Në Gostivar, ura për këmbësorë planifikohet të ndërtohet mes dy urave të mëdha mbi lumin Vardar.