LajmeSport

Napoli sfidon bestytnitë me fotot gjigante të lojtarëve me titullin

Kur kombëtarja italiane të mbërrijë në Napoli për t’u përballur me Anglinë më 23 mars, do të gjejë një qytet të mbuluar me ngjyrat blu. Sigurisht që kjo nuk do t’iu kushtohet të besuarve të Roberto Mançinit, por gjithsesi atmosfera festive është e garantuar.

Pas kopertinave me madhësi të plotë të lagjeve spanjolle, ja dhe mega fotot e titullarëve “azzurri” dhe Luçiano Spallettit “të ngjitura” në tri katet e një ndërtese në “Corso Novara”, jo shumë larg stacionit qendror. Këto janë fletë me gjatësi rreth dy metra secila, sikur të ishin figurina të mëdha.

Ky instalim i fundit po ashtu ka sukses, pasi imazhi po bëhet “viral”. Por ka një detaj me të cilin jo të gjithë janë dakord. Në mega fotot është mbishkrimi “kampionët italianë” dhe numri 3 brenda. Zgjedhje që nuk iu pëlqejnë më supersticiozëve. Vetë presidenti De Laurentiis tha të marten.

“Duke folur për këtë, ne i ndjellim vetes fat të keq. Duhet të heshtim, sepse valët negative u përhapën”.

Organizatorët e kësaj nisme, të bindur se asgjë nuk do ta ndalë Napolin në kampionat, tashmë po përgatisin mega fotot e lojtarëve të tjerë, për t’i vendosur në godinën pranë tyre. Askush nuk dëshiron të de-fokusojë ekipin, por pas një pritjeje 33-vjeçare, epërsia rekord e akumuluar në renditjen e Serie A ka krijuar një lloj furie, një numërim mbrapsht…

Show More

Related Articles

Back to top button