Me ritëm dhe dinamikë të pandërprerë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë vazhdojnë me aktivitetet e tyre të kontrollit të komunikacionit në rajonin Tetovë-Gostivar. Dje (09-mars) nga ora 08:00 deri në ora 16:00 janë zbuluar dhe sanksionuar 6 automjete me parregullsi teknike (TE-4 dhe GV-2), dy prej tyre (TE-1 dhe GV-1) kanë pasur frena të parregulta, 3 automjete kanë pasur parregullsi në pajisje dhe sisteme të tjera (TE-2 dhe GV-1) dhe 1 automjet (TE) ka qenë mangësi të tjera teknike. Automjetet me parregullsi të konstatuara teknike janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe drejtuesve u janë përgaditur parashtresat përkatëse.
Gjatë kontrollit janë zbuluar edhe 3 drejtues mjetesh (TE) të cilët drejtonin automjetin pa patentë shofer, 2 (GV) automjete të paregjistruara dhe 1 drejtues mjeti (TE) i cili drejtonte mjetin me ndalesë të vlefshme drejtimi. Janë sanksionuar 45 automjete për gabim parkim (TE-38 dhe GV-7), si dhe 43 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-39 dhe GV-4).
Dje (09-mars) nga ora 08:00 deri në orën 22:00 është kryer edhe një aksion kontrollues të shpejtësisë, në të cilin janë sanksionuar 25 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit (TE-15 dhe GV-10), nga të cilat 1 (TE) për më shumë se 70 kilometra në orë, si dhe 18 (TE) tejkalime të shpejtësisë së përcaktuar në vendbanim, nga të cilat 1 me më shumë se 50 kilometra në orë.
Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 55 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-54 dhe GV-1).TS