LajmeMaqedoni

Masa të reja më të rrepta nëse më 16 mars çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit nuk ulen

Ministri i Ekonomisë vlerëson se kompanitë nuk do ta presin 16 marsin, por më herët, këto ditë, do t’i ulin çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit.

Ai sot në konferencë për media në Qeveri ishte i vendosur, se më 16 mars çmimet e pastave dhe produkteve të ushqimit duhet të ulen. Në të kundërtën, siç njoftoi, do të marrin vendime tjera, të cilat siç tha, mund të jenë më të rrepta ose liberale. 

“Lëshime nga këto vendime nuk do të ketë. Më 16 mars çmimet duhet të ulen. Por, nuk do të mbetemi vetëm në këto vendime. Pasojnë të rejat, ashtu që të gjithë t’i respektojnë ato aktuale. Mund që vendimet e reja të jenë më të rrepta ose më liberale, por qëllimi i përbashkët duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve”, theksoi Bekteshi. 

Ministri shprehu pritshmëritë që prodhuesit të heqin dorë nga përfitimet. 

“Vendimi ishte që 20 për qind mund t’i ndjanë prodhuesit dhe tregtarët në pakicë si fitim dhe kjo tregohet në gjendjet e tyre aktuale. Ju bëj thirrje që të kontrolloni situatën aktuale nga viti i kaluar. Do ta shihni që asnjë kompani nuk është dëmtuar nga Qeveria sa i përket përfitimeve. Hapësirë për uljen e çmimeve ka dhe jam i bindur se të gjithë do ta respektojnë vendimin”, deklaroi Bekteshi. 

Vlerësimi i tij është se industria u qumështit me vendimin e tillë nuk do të pësojë kurrfarë dëmi, sidomos jo në furnizimin e marketeve.

Show More

Related Articles

Back to top button